Kushtrim Dobra

Kushtrim Dobra është një këngëtar i njohur. Është nga Peja por jeton në Zvicër për shumë vite. Me muzikë meret që 10 vite por pas një pauze më të gjatë ai rikthehet më aktiv tash dy vitet e fundit. Kënga e parë pas pauzës që ka bërë në muzikë është një këngë kushtuar dëshmorëve të kombit. Bëhet fjalë për këngëtarin e ri Kushtrim Dobra i cili po bëhet shumë aktiv në muzikë që e ka hobi. Planet e tij janë që të mos ndalet në muzikë pasiqë është duke punuar këngë të reja e më e reja pritet të del shumë shpejtë, një baladë e bukur e titulluar „Vendi i Vjetër“. Ky projekt do të realizohet edhe me videoklip që punohet në Zvicër derisa muzika është punuar në Insanestudio.